Tiranë- Prokuroria ka çuar për gjykim dosjen e 5 të pandehurve të arrestuar nën akuzën e falsifikimin e formularëve me qëllim përfitimin e vizave amerikane. Kjo gjë bëhej në këmbim të 10 mijë eurove. Në pranga ranë Renato Nasto, i cili ka përdorur faqen me emrin “Viza amerikane insider” për të tërhequr sa më shumë qytetarë. Si karrem përdorte fotot e pasaportave të prindërve të tij të cilat i reklamonte si sukses i garantuar për viztë 10 vjeçare amerikanee.
Në pranga kanë rënë edhe 4 qytetarë që dyshohet se kishin aplikuar për skemën e mashtrimit, konkretisht, Xhemal Seseri, Klea Prifi, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani ndërsa Eduart Gjini është ende në kërkim.
Renato Nasto ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë kundra ligjit por hetimet kanë zbuluar se ai takohej me klientët aplikantë dhe i mësonte se çfarë të thonin gjatë intervistës në Ambasadën Amerikane. Vetë ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për rastin duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe që nëse kanë interes për të ndjekur procedurat e vizës amerikane, të informohen në ambasadë. Versus.al
