AKTUALITET /

13 akuza ndaj Veliajt, shtyhet sërish gjyqi, Ndreca: Është në gjendje të admirueshme, gati të mbrohet edhe vetë

Ashtu si herën e kaluar, Veliaj zgjodhi të mos paraqitet në seancën paraprake. Megjithatë pas shtyrjes së gjyqit, GJKKO ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.

Shkruar nga Versus
13 akuza ndaj Veliajt, shtyhet sërish gjyqi, Ndreca: Është
Plarent Ndreca

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës dhe të pandehurit e tjerë të dosjes është shtyrë sërish për në datën 3 prill, ora 09:00. SHkak është bërë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, Fatjon Bacit. Arsyeja e mungesës sipas tij ka qenë një problem shëndetësor.

Nga ana tjetër, as Veliaj nuk u paraqit në seancë duke dërguar si përfaqësues, ish-deputetin Plarent Ndreca i cili po e mbron si avokat. Ky i fundit tha se atij nuk i është vënë në dispozicion dosja e Veliajt, ndërsa pretendoi se veprimet e tyre nuk janë strategji për të shtyrë gjyqet.

“Veliaj ka filluar të lexojë dosjen me ritëm të lartë. Ka gjendje fizike dhe mendore të admirueshme dhe është gati të mbrohet edhe vetë”- u shpreh avokati lidhur me gjendjen e kryebashkiakut duke shtuar “nuk është njohur akoma dosjen, ai po lexon me ritëm 200-300 faqe në ditë sepse është dosje shumë voluminoze. Kështu që ky nxitimi tregon se duan të bëhet një proces i parregullt ligjor.

“Ne do kërkojmë që çdo seancë të zhvillohet në sytë e publikut. Arsyeja pse duam ta bëjmë publike është se ne e dimë të vërtetën dhe duam t’ua shfaqim edhe atyre qytetarëve që e kanë votuar Veliajn tre herë”- shtoi Ndreca. Versus.al

Poll