AKTUALITET /

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditet klani shqiptar! Shënimet i bënin në fletore, 3 mln € të sekuestruara, kapet dhe agjenti i antiterrorit (EMRI)

Grupi kriminal i drejtuar nga shqiptarët e kishte bazën operative në Shqipëri dhe një degë të veprimit në Itali. Për realizimin e operacionit kanë bashkëpunuar autoritetet e Francës, Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë.

Shkruar nga Versus
1.3 ton drogë drejt Italisë, goditet klani shqiptar! Shënimet i
Shuma parash të sekuestruara nga autoritetet italiane

Detaje të tjera janë zbuluar nga operacioni që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar së fundmi në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese italiane, franceze dhe angleze.

Mësohet se janë lëshuar 24 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 milionë euro cash. Operacioni është shtrirë në Itali e Shqipëri ku grupi kishte degën operative dhe bazën e veprimeve. 10 persona janë arrestuar në flagrancë në Breshia. Në Shqipëri me urdhër të SPAK është arrestuar Igli Haxhiaj, agjenti i antiterrorit i cili dekonspironte operacionet dhe bashkëpunonte me grupin që drejtohej nga klane shqiptare.

Bëhet fjalë për kalimin e 1.3 ton kilogramëve kokainë e heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës duke patur si bazë kryesore Shqipërinë. Droga dërgohej në Itali kryesisht me kamionë, shoferët e të cilëve ishin bashkëpunëtorë të grupit kriminal. Por, ka raste edhe kur droga transportohej me autobusë. Ajo çfarë u zbulua gjatë operacionit ishte se edhe shënimet për ngarkesat e drogës bëheshin me dorë nëpër fletore ku emërtoheshin vendet se ku do të magazinohej lënda narkotike. 

1.3 ton drogë drejt Italisë, goditet klani shqiptar! Shënimet i
Shënimet për drogën

Në total po hetohen 49 persona, 46 prej të cilëve janë shqiptarë. Ngarkesa me 130 kg kokainë e heroinë është sekuestruar dhe vlera e saj dyshohet se i kalon 12 milionë euro. Versus.al

Poll