
Si një prej fijeve kryesore të korrupsionit dhe grupeve kriminale rreth AKSHI-t, emri i tij nuk mund të mungonte kurrsesi në aferën Durana, gjithnjë jo drejtëpërdrejtë, por i kamufluara përmes kompanive të dyshimta dhe ortakëve.
Bëhet fjalë për Armand Shara, anëtar i bandës së Ermal Beqirit, Geron Meçes, Gëzim Hoxhës etj., që kanë zhvatur përmes tenderave korruptivë/sekretë të AKSHI-t qindra milionë euro para publike, duke i ndarë sipas roleve, pastruar më pas në pasuri të paluajtshme dhe investuar në luks deri tek jahtet.
Përfitues i mbi 130 milionë euro para publike, 55-vjeçari Armand Shara, sot dora e Ermal Beqirit në AKSH, është pronar i kompanisë TAG Engineering shpk, me objekt konsulencë në menaxhim dhe administrim biznesi, shërbime dhe zhvillime të programeve të teknologjisë informative, ndërtim etj.
Krahas pastrimit të parave të grupeve kriminale në ndërtim dhe shit-blerje të pasurive të paluajtshme, Armand Shara, përmes kompanisë TAG Engineering, kontrollon një kartel kompanish me aktivitet nga tenderat korruptivë të AKSH-it tek investimi në pasuri të paluajtshme.

Me anë të kompanisë kryesore TAG Engineering, vetë si aksioner dhe prestanomes Bledar Dhima, Armand Shara kontrollon prej tre vitesh kompaninë INFOSOFT SYSTEMS shpk, simbol i tenderave sekretë dhe korruptivë të AKSH-it, me në krye Mirlinda Kaçanaj, e arrestuar me kërkesë të SPAK-ut.

INFOSOFT SYSTEMS është përfituesja kryesore e skemës së korrupsionit të AKSH-it me tenderat sekretë. Gjatë pesë viteve të fundit, INFOSOFT SYSTEMS ka përfituar mbi 100 milionë euro para publike, përmes tenderave seksretë të AKSHI-t, me fond limit të fryrë deri në shtatëfish, me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit, në disa raste me dokumente false, por gjithnjë duke mashtruar me zbatimin e kontratave në funksion të skemës së korrupsionit.

Pjesë e kartelit të kompanive të Armand Sharës janë edhe ikubINFO, ikubINFO International, InfoSoft Business Solutions dhe iNext e aferës Durana. Përmes kompanisë, Ikubinfo shpk, gjatë viteve të fundit Armand Shara ka përlarë mbi 30 milionë euro tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI. Paratë më pas kanë devijuar në kompani të tjera, duke u ndarë në të njëjtët xhepa.

Edhe përmes kompanisë InfoSoft Business Solutions, Armand Sharra ka nisur të marrë tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI, me fond limit të fryrë dhe çmime arbitrate. Duket e çuditshme se si SPAK-u i ka shpëtuar deri më tani Armand Shara dhe hajduti epik, Geron Meçe, të cilin e mori peng vetë banda pas prishjesh në pazare.

Në korrik të vitit 2025, Armand Shara ka themeluar kompaninë sistemeve software iNext shpk, përmes kompanisë TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. Kompani i ka zyrat në Tiranë në ambientet e kompanisë TAG Engineering, por është regjistruar fiktivisht në parkun imagjinar Durana të Elira Kokonën në Xhafzotaj të Durrësit.

Kompania iNext shpk e Armand Sharës është pjesë e shoqatës me natyrë kriminale të Ermal Beqirit, në kërkim nga SPAK për grup kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Anëtarët e drupit kriminal kanë transkasione me njëri-tjetrin si dhe janë kordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese me anë të rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, bashkë me hajdutin epik Geron Meçe, prestanome i Armand Frangut (baxhanak i Edi Ramës), ‘ustai’ Ermal Beqiri dhe Armand Shara, janë pjesë e të njëjtit grup kriminal të AKSHI-t, duke zhvatur qindra milionë euro para publike përmes tendera sekretë dhe korruptivë, me anë të një rrjeti kompanish, siç edhe tregohet pjesërisht nga dosja e SPAK-ut.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, të goditur pjesërisht nga SPAK-u, kanë transaksione me njëri-tjetrin si dhe janë koordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese përmes rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Ndërkaq, AKSHI është institucioni kryesor publik i gjenerimit të skemës korruptive më masive gjatë dekadave të fundit, por nuk është i vetmi. Skema e korrupsionit ushqehet edhe nga një institucion tjetër, i cili çuditërisht ende nuk është goditur nga SPAK-u dhe ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike. Bëhet fjalë për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me në krye Igli Tafa, për bëmat e të cilit do të flasim në vijim pasi faktet tregojnë se nuk është më i pafajshëm se Mirlinda Kaçanaj./Prapaskena/

