AKTUALITET /

14 raste me salmonelë në Gramsh, Ministria e Shëndetësisë “inekzistente”. 6 këshillat e domosdoshme për personat e prekur apo në kontakt me bakterin

Sipas një komunikimi të brendshëm, që është bërë publik përmes rrjeteve sociale, rezulton se janë depistuar gjithsej 79 persona – fëmijë dhe punonjës të stafit të kopshtit – ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me salmonelë.

Shkruar nga Versus

 

14 raste me salmonelë në Gramsh, Ministria e

Një situatë alarmante është shënuar në qytetin e Gramshit, ku janë konfirmuar 14 raste me bakterin Salmonella Enteritidis në Kopshtin Nr.1.

Pavarësisht përmasave serioze të ngjarjes dhe faktit që bëhet fjalë për fëmijë të moshës së vogël, deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë me një deklaratë publike për të sqaruar situatën apo për të qetësuar prindërit dhe opinionin publik.

Sipas një komunikimi të brendshëm, që është bërë publik përmes rrjeteve sociale, rezulton se janë depistuar gjithsej 79 persona – fëmijë dhe punonjës të stafit të kopshtit – ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me salmonelë. Nga këta, 5 raste janë identifikuar përmes diagnozës klinike dhe 9 të tjerë gjatë procesit të depistimit.

14 raste me salmonelë në Gramsh, Ministria e  

 

14 raste me salmonelë në Gramsh, Ministria e

 

Gjithashtu, 6 mostra kanë dalë pa rritje bakteriale, 6 raste janë ende në proces analizimi laboratorik, ndërsa 53 kanë rezultuar negativë. Ndërkohë, fëmijët e prekur janë shfaqur me simptoma të forta gastrointestinale si diarre, temperaturë, të vjella dhe dobësi fizike.

Por ajo që e bën këtë situatë më shqetësuese është mungesa totale e një qëndrimi publik nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe pse janë informuar strukturat vendore dhe është shpërndarë një udhëzim i brendshëm me masa parandaluese dhe orientime për monitorimin e situatës, asnjë informacion zyrtar nuk i është përcjellë publikut përmes kanaleve të zakonshme si faqja zyrtare e Ministrisë, rrjetet sociale apo deklaratat për media.

Në një kohë kur qytetarët kanë të drejtë të informohen për rreziqet shëndetësore dhe masat që po merren, heshtja e autoriteteve qendrore shëndetësore lë vend për panik, pasiguri dhe spekulime. Prindërit kërkojnë transparencë dhe garanci se situata është nën kontroll, por deri tani, përgjigjja institucionale ka munguar.

Qendra Shëndetësore e Gramshit është udhëzuar të ndjekë nga afër gjendjen e fëmijëve dhe të informojë komunitetin mbi rëndësinë e higjienës personale dhe të ushqyerjes së fëmijëve. Megjithatë, mungesa e përfshirjes së vetë Ministrisë, në një çështje kaq delikate dhe të ndjeshme, shihet si papërgjegjshmëri.

Opinioni publik mbetet në pritje të një deklarate zyrtare, ndërkohë që prindërit kërkojnë përgjigje: Si ndodhi përhapja? A është identifikuar burimi? Çfarë masash janë marrë për të siguruar që kopshti është një ambient i sigurt për fëmijët?

Përderisa rastet me infeksione ushqimore në institucione arsimore janë një kërcënim serioz për shëndetin publik, reagimi i vonuar apo mungesa e tij nga Ministria e Shëndetësisë mund të përbëjë një dështim institucional. /Versus.al/

Poll