AKTUALITET /

198 familje në Durrës bëhen me shtëpi të re, por nuk futen dot brenda

Shkruar nga Versus

198 familje në Durrës bëhen me shtëpi të re, por nuk

198 familje, banuese në bashkinë Durrës dhe të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u bënë sot me banesa të reja.

Qytetarët përfituan përmes shorteut publik, të zhvilluar në sallën e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ apartamente me strukturë 3+1 në sitin e ri të Spitallës, ku janë ndërtuar 996 apartamente të reja.

Ky është shorteu i tretë i madh për ndarjen e apartamenteve, pas atyre të zhvilluara në muajin gusht dhe shtator.

Por megjithëse mbi 500 familje në Durrës i kanë përfituar prej muajsh shtëpitë e reja në sitin e Spitallës, ata ende nuk janë futur në banesa, pasi i gjithë kompleksi i banimit, i ndërtuar falë një investimi të Emirateve të Bashkuara Arabe, është në proces kolaudimi.

‘Në Spitallë është procesi i fundit i kolaudimit. Në momentin që përfundojnë punimet çelësat dorëzohen në bashki dhe ne procedojmë me shpërndarjen. Bashkia është përfituese, nuk është zhvilluese e projektit dhe firma që po bën punimet në momentin që i kolaudon ato, dorëzon çelësat’,- deklaroi nënkryetari i bashkisë, Gentian Kallmi.

198 familje në Durrës bëhen me shtëpi të re, por nuk

Ky i sotmi, nuk pritet të jetë shorteu i fundit për të pastrehët e tërmetit.

‘Sot janë trajtuar të gjithë përfituesit me vendim të Këshillit Bashkiak, por kjo nuk do të thotë që procesi i Rindërtimit ka përfunduar. Ka disa raste ende në shqyrtim dhe në vijim, nëse do të ketë përfitues të rinj do procedojmë me hedhjen e shorteut’.

Një ditë më parë, 13 familje të tjera u bënë me shtëpi të re gjatë shorteut të zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak.

Poll