AKTUALITET /

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, shpallet i pafajshëm ish-shefi i Rrugores, dënohen 2 vartësit

Dy vartësit e Zekës u lanë në shërbim prove.

Shkruar nga Versus
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, shpallet i
Roven Zeka

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka i cili ishte arrestuar për korrupsion pasiv së bashku me 2 vartësit e tij, Edison Tabaku e Sokol Novaku.

Të tre zyrtarët e policisë, dyshohej se kishin marrë 2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni e cila kishte bërë aksident më 16 prill të vitit të kaluar.

Me këtë vendim, Zeka lirohet edhe nga arresti shtëpiak, ndërsa nga ana tjetër për të njëjtën ngjarje, u dënuan dy vartësit e tij Tabaku dhe Novaku me 3 vite burg. Falë gjykimit të shkurtuar, ata përfituan ulje dënimi deri në 2 vite dhe gjykata i la në shërbim prove.

Të tre ishin arrestuar më 19 prill me urdhër të SPAK, me akuzën se kishin kërkuar dhe marrë 2 mijë euro nga nga biznesmeni Erges Vrioni për të mos i arrestuar bashkëshorten që ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur më 16 prill dhe që çështja e saj të mos referohej në Prokurori. Versus.al

Tags:

roven zeka

Poll