AKTUALITET /

353 mln lekë dëm shtetit, zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës që abuzuan me rindërtimin

Kasollet e derrave dhe lopëve manipuloheshin në sistem dhe klasifikoheshin si objekte që duhen rindërtuar me fondet e rindërtimit.

Shkruar nga Versus

353 mln lekë dëm shtetit, zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të

Janë zbardhur emrat e 5 zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë të cilët u arrestuan ditën e djeshme nën akuzën e abuzimit me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 353 milionë lekësh.

Në pranga kanë rënë Besim Ballabani (punonjës i bashkisë), Xhemile Uku (përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit), Mario Meka (ish-punonjës i bashkisë), Elton Levonja (ish-punonjës i bashkisë) dhe Edlira Ramaj (specialiste e zyrës së burimeve njerëzore). Zyrtarët akuzohen se regjistruan si banesa për t’u rindërtuar 78 kasolle.

Sipas hetimeve, zyrtarët e përfshirë kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit. Për banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera përfshi edhe objekte të derrave dhe lopëve.

Hetimet kanë nisur edhe për 78 qytetarë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me qëllim përfitimn e fondeve të rindërtimit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: