AKTUALITET /

A je takuar me McGonigal? Dumani i kthehet Blushit: Si flet pa pikë përgjegjësie, asnjë inidicie

Shkruar nga Versus

A je takuar me McGonigal? Dumani i kthehet Blushit: Si flet pa pikë

Kreu i SPAK, Altin Dumani pas përgjigjieve të dhëna ndaj dhjetëra pyetjeve të deputetëve pati edhe një moment revoltimi ndaj deputetit të PL, Tedi Blushi lidhur me pyetjen që ky i fundit i bëri nëse ishte takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal i cili u dënua në SHBA para disa kohësh. Dumani tha se nuk e kupton sesi mundet që dikush të flasë në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjësi.

“Sa herë ka kërkuar dikush informacion kemi dhënë. A jam takuar me Charles McGonigal? Nuk e di sim und të bëhet një pyetje e tillë. Sepse që ta bësh duhet të kesh një indicie apo të dhënë. Unë jam Altin Dumani përfaqësoj Prokurorinë e Posaçme. Opinionin e mbushni duke u thënë gjëra të tilla pa pikë përgjegjësie. Me figurë dhe me emër e kam njohur për herë të parë në maj të 2023 kur mediat këtu dhe në SHBA publikuan të dhëna apo fakte mbi një aferë të mundshme të McGonigal”- u përgjigj Dumani. Versus.al

Poll