AKTUALITET /

Adoleshentja shkon e plagosur me plumb në bark, në spital, dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Versus

Adoleshentja shkon e plagosur me plumb në bark, në spital, dyshimet e

Një 18-vjeçare në Fier është paraqitur në spital rreth 2 orë më parë, me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se adoleshentja momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe dyshimet e para janë se, ajo është vetëplagosur me armë zjarri.

Ndërkohë Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që është gjetur dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: