AKTUALITET /

Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të “përplasen” për Vilën Qeveritare në Velipojë

Dy nga emrat janë edhe ata që po garojnë për Vilën në Vlorë, si Valon Ademi që ka nga pas Behxhet Pacollin. Emrat e tjerë janë Endri Mingollari e Ardit Bajraktari, pronë të “Soleil” që kanë nga pas Alban Xhillarin.

Shkruar nga Versus

Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të

Korporata e Investimeve Shqiptare ka kualifikuar 3 kompani për tjetërsimin e vilave qeveritare në Velipojë. Tre firma të forta, me njërëz me lidhje deri në kupolën e qeverisë do të “përplasen” për një tjetër pronë të lakmuar.

Dy nga emrat janë edhe ata që po garojnë për Vilën në Vlorë, si Valon Ademi që ka nga pas Behxhet Pacollin. Emrat e tjerë janë Endri Mingollari e Ardit Bajraktari, pronë të “Soleil” që kanë nga pas Alban Xhillarin.

Por, emri më i lakuar në Velipojë është ai i Agron Çelës. Kompania në pronësi të bashkëshortes së tij, Belma Çela, do të konkurojë për rezidencën. Çela ka qenë deputet i LSI-së dhe tashmë ka kaluar me PS-në.

Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të
Fakimile: Njoftimi i Korporatës që ka kualifikuar 3 kompani në garën për “privatizimin” e Vilës Qeveritare në Velipojë

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga VoxNews është njoftimi i kualifikimit për kontratën “rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë”.

Në fazën e parë u kualifikua shoqëria “Soleil and Sea”, firmë e cila në pronësi me letra del e Endri Mingollari me 90 % dhe Ardit Bajraktari 10 %. Mësohet se firma operon në Jalë, teksa ka fituar edhe statusin e Investitorit Strategjik, teksa pas kësaj firme qendron një nga biznesmenët më të favorizuar nga mazhoranca, Alban Xhillari.

E dyta është një bashkim i subjekteve, i kryesuar nga shoqëria “2A Group shpk”. Kompania është në pronësi të Valon Ademit, i cili aktualisht po punon bashkë me Pacollin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë.

Konkurrent shumë i fortë i Xhillarit dhe Pacollit në Velipojë është padyshim kompania e tretë, “Xhenis shpk”. Firma është në pronësi 100 % të Belma Çela, e cila është bashkëshortja e Agron Çelës, ish-deputet i LSI-së, që tashmë ka kaluar me PS-në. Familja Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku tashmë synon edhe Vilën Qeveritare. Në zgjedhjet e 11 majit, vajza e Agron Çelës është në listë të sigurt të PS-së në Shkodër.

Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të
Faksimile: Vila e Enver Hoxhës në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2

Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim me titull: “Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në Velipojë do t'u jepet oligarkëve për hotel”. Në atë shkrim redksia jonë pyeti nëse se a mos ndoshta kjo është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?

Nisur edhe nga konkurrentët, s’do mënd që kjo është një qokë e radhës.

Por, çfarë do të marrin privatët në Velipojë? Në dokumente shkruhet se Vila Qeveritare në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2, e cila do të shndërrohet në një hotel butik. Skema është e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati./Voxnews

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: