Gjovalin Shkambi xhaxhai tjetër i autorit Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, ka bërë deklaratë të fortë sot duke thënë se edhe gjyqtari që do të dënojë nipin e tij, do të ketë të njëjtin fat.
“Ai që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, me plumba sepse ka 13 vite që i shkruajnë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën. Ai gjyqtar që merr atë vendim ka të njëjtin shpërblim.
Familjes të të ndjerit gjyqtar u ulem në gjunjë dhe u kërkoj hallallin me kishë e xhami. Mos u merrni me atë sport se kemi 13 vite që informojmë shtetin, kemi blerë pronën me ligj e me rregulla. Kushdo të jetë në qoftë Donald Trum, në qoftë edhe Papa vetë.
Të hetojë shteti se ka 13 vite që i shkruaj Ramës, më liro pronën dhe nuk ka lojë më me neve. Nuk e kam ditur veprimin që do të kryente nipi im”- u shpreh Gjovalin Shkambi mes të tjerash. Versus.al







