AKTUALITET /

Aksident fatal në Tiranë, pas përplasjes humb jetën 29 vjeçari (DETAJET)

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në Tiranë, pas përplasjes humb jetën 29

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. Sipas policisë “rreth orës 16:55, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç”.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: