AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 30 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 30 vjeçari

Greqi- Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në Tagarades rreth orës 01:00 pas mesnate. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një pemë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. 4 efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti trupin e pajetë të 30 vjeçarit shqiptar.

Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. Versus.al

Poll