AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi përplas për vdekje të miturin

Drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin, u largua nga vendngjarja, ndërsa Policia po punon intensivisht për kapjen e tij.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi përplas për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në Tiranë, pranë zonës së Mëzezit, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin, u largua nga vendngjarja, ndërsa Policia po punon intensivisht për kapjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka goditur fëmijën dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I mituri u transportua në spital, ku fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit që shkaktoi humbjen tragjike të jetës së të miturit./Versus.al

Poll