Greqi- Një 29 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor në ishullin grek të Santorinit.
I riu ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur “kokë më kokë” me automjetin e drejtuar nga një 27 vjeçare. Kjo e fundit fatmirësisht nuk pësoi dëmtime.
Fillimisht shqiptari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spitalin e Thiras. Ndërkohë grupi hetimor po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit të rëndë. Versus.al







