Gjirokastër- Dy automjete janë përplasur në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Grehot”. Në aksident është përfshirë edhe një automjet policie që drejtohej nga oficeri i policisë P.T.
Ky i fundit së bashku me shoferin e makinës tjetër të përfshirë në aksident, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

