AKTUALITET /

Aksident në Tiranë, motorët përplasen "kokë më kokë", përfundojnë në spital 2 drejtuesit

Shkruar nga Versus
Aksident në Tiranë, motorët përplasen "kokë
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Porcelanit ku dy motorë janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e motorëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spital ku aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti. Versus.al

Poll