AKTUALITET /

AKU aksion në Tiranë, Durrës e Lezhë! Bllokohen mbi 3900 kg insekticide për bimët

Shkruar nga Versus

AKU aksion në Tiranë, Durrës e Lezhë! Bllokohen mbi 3900 kg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një aksion në Lezhë, Tiranë dhe Durrës sa i takon subjekteve që tregtojnë insekticide për bimët. Në total janë kryer 7 inspektime në kuadër të të cilave është bllokuar sasia 3000 kg PMB (pesticide) në Durrës, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë, pra produkti nuk ruhej në kushtet e duhura.

Ndërsa në Lezhë janë bllokuar 977 kg pesticide për të njëjtën arsye.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.

Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore. Versus.al

Tags:

aku pesticide

Poll