AKTUALITET /

AMP reagon 3 ditë pas tentativës së vetëvrasjes së efektivit që arrestoi Martin Manen: Azbiu s’ka asnjë pretendim për presion

Dyshimet janë se ngjarja lidhet me një presion psikologjik që efektivi ka qenë duke kaluar një ditë pasi kishte arrestuar djalin e biznesmenit Samir Mane, i cili kaloi vetëm disa orë në qeli dhe u lirua.

Shkruar nga Versus

AMP reagon 3 ditë pas tentativës së vetëvrasjes së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë ku efektivi Azbi Spahiu u hodh nga kati i 11-të në tentativë për vetëvrasje.

Dyshimet janë se ngjarja lidhet me një presion psikologjik që efektivi ka qenë duke kaluar një ditë pasi kishte arrestuar djalin e biznesmenit Samir Mane, i cili kaloi vetëm disa orë në qeli dhe u lirua.

Në njoftim thuhet se nuk ka ndonjë ankesë apo pretendim zyrtar për shantazh nga ana e efektivit që tentoi t’i jepte fund jetës, por pa shpjeguar më tej rrethanat e hetimeve ndaj tij sa i takon arrestimit të djalit të Samir Manes.

“Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar,  kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t'u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.  Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftim.

Për ngjarjen është njoftuar një protestë të hënën në orën 17:00 nga ana e partive të reja të cilat kërkojnë të dijnë të vërtetën që rrethon ngjarjen me mister për shkak se ndodhi një ditë pasi Spahiu kishte arrestuar djalin e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit. Versus.al

Poll