Qytetarë dhe Organizata shqiptare janë sensibilizuar me efektivin e Policisë së Tiranës, Azbi Spahiu i cili mori vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës, pasi i është kërkuar llogari nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore për punën e tij.
57-vjeçari ishte një nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Tiranës që kreu procedurat dhe bëri vlerësimet për aksidentin e shkaktuar nga Martin Mane, djali i oligarkut Samir Mane.
I njohur nga kolegët, si njeri punëtor dhe i ndershëm, Spahiu vetëm sa zbatoi ligjin në mënyrë të barabartë, për djalin e Manes ashtu si dhe për çdo djalë tjetër të kryeqytetit. Por ndershmëria, për pak i kushtoi atij jetën.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar dhe Nisma Thurrja I ka kërkuar Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme, Avokatit të Popullit, Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut, për të kërkuar zbardhjen e asaj që ka ndodhur me punonjësin e policisë A.S.
“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që shqiptarë e ndershëm të vdesin për tekat e elitës së korruptuar, dhe do të luftojmë me çdo mjet pavarësisht sa e pabarabartë që është kjo luftë”, shkruan ndër të tjera në një reagim Nisma Thurrje.
Për këtë skandal deri më tani institucionet përgjegjëse shqiptare kanë heshtur. /Versus.al/








