AKTUALITET /

ANSA: Në Shqipëri do të ndërtohet central bërthamor për Italinë?

Hipoteza e ngritjes së centralit bërthamor për Italinë, në vendin e saj mik, Shqipërinë vjen në një moment kur shteti italian po diskuton projektligjit për rikthimin e prodhimit të energjisë bërthamore.

Shkruar nga Versus

ANSA: Në Shqipëri do të ndërtohet central bërthamor

Po sikur në Shqipëri të ndërtohet një central bërthamor për Italinë? Kështu shkruajnë mediat e huaja italiane, përfshirë Agjencinë Shtetërore të lajmeve, të cilat kanë ndërtuar në mënyrë hipotetike një skemë sesi mund të funksionojnë linjat nënujore mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave po lulëzojnë.

Kjo ide, ende e pakonfirmuar zyrtarisht është në përputhje me ambiciet e Qeverisë Rama dhe Meloni në aleancat e tyre strategjike në fushën e energjisë, por jo vetëm.

Hipoteza e ngritjes së centralit bërthamor për Italinë, në vendin e saj mik, Shqipërinë vjen në një moment kur shteti italian po diskuton projektligjit për rikthimin e prodhimit të energjisë bërthamore.

Nisma është prezantuar nga Ministri Italian, Gilberto Pichetto dhe ka marrë miratimin nga pjesa dërrmuese, ndërsa pritet të marrë votat e shumicës edhe në parlament.

Vetëm në 15 Janar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria nënshkroi marrëveshjen investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nëse i jepet drita jeshile, Italia do të ketë energjinë bërthamore që i mungon nga viti 1987. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: