AKTUALITET /

Apeli i GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë, biznesmeni Abule shkon në SPAK! E shoqëron efektivi

Mësohet se Abule po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus

Apeli i GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë, biznesmeni Abule shkon

Biznesmeni Elman Abule, të cilit Apeli i GJKKO i ndryshoi masën e arrestit, u paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie. 

Abule i cili akuzohet si një prej biznesmenëve pjesë e skemës së ngritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë, u la në arrest shtëpie. Ndërkohë dyshohet se paraqitja e tij sot mund të lidhet me një tjetër marrje në pyetje nga ana e prokurorëve të SPAK. Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen për Veliajn. Versus.al

Poll