AKTUALITET /

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën, gjobitet avokati i tij

Shkruar nga Versus
Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën, gjobitet avokati i tij
Ilir Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për t'u liruar nga qelia dhe për t'ju ndryshuar masa e sigurisë me arsyetimin se hetimet kanë përfunduar dhe se nuk mund të ndikojë në prishjen e provave. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Saida Dollani për të cilën avokati i Metës kishte kërkuar përjashtimin nga çështja. Kërkesën e tij e shqyrtoi gjyqtari i posaçëm Florjan Kalaja i cili vendosi ta cilësonte si "të paligjshme" dhe gjithashtu gjobiti avokatin e Metës me 100 mijë lekë të vjetra. 

Kjo është e disata herë që Apeli i GJKKO rrëzon kërkesat e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti mbahet në parabugim prej 20 tetorit të vitit 2024 dhe akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. Versus.al

Poll