Nga selia e Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi zbuloi sipas tij prova që tregojnë se grupi i agjentëve që kryen arrestimin e Ilir Metës janë banditë të veshur me uniformë policie.
Blushi tha se shqiptarëve do t’u tregohet me prova dhe fakte se “pjesë e grupit terrorist që dhunuan dhe rrëmbyen Presidentin kanë qenë banditë me uniformë".
Tedi Blushi: Një nga gjashtë oficerët e ngarkuar në detyrë që duhet të bënte prezantimin e arrestit që nuk ndodhi kurrë dhe sigurisht që ishte ngarkuar me misioni politik për shoqërimin e Ilir Metës është një djalë i moshës 27 vjeç pa experiencë në strukturat e policisë ka shëryber aty dhe si roje trafiku.
Ndërsa përsa i përket horrave që tentuar të tërheqin forcërisht, Ilir Metën kemi evidentuar dy persona me precedent penal të cilët janë të paqartë se si kanë hyrë në strukturat e policisë por janë në lidhje me bandat në zonë e Durrësit dhe sfidoj publikisht zarin e Edi Ramës në krye të ministrisë së Brendshme le ta përgënjeshtroj.
Së dyti një nga automjett civile një automjet civil me targë AA42IVA është automjeti i cili ka dal një nga banditët që kanë kërcënuar qytetarët që të mos filmonin. Na rezulton se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokumnet identifikues madje me shumë historik të dyshimtë.
Me datën 20 dhjetor të 2022 ka pasur një ndalese tek Ekonomiku dhe është liruar. Me datën 24. 4.2023 është ndaluar prapë dhe pse është stërmbushur me gjoba është liruar edhe pse e dimë të gjithë që kjo narko polici nuk të fal për një gjobë.
Precedenti tregon se kemi të bëjmë me makinë që përdoren nga personazhet e botës së krimit të bërë njësh me Edi Ramën. Dua të saqroj se të gjitha detajt jam duke i analizuar me kujdes dhe marrë përsipër që të gjithë këta horra do të marrin përgjigje e merituar./Versus.al








