
Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 47 vjeçarit Jani Aliaj në Athinë, pasi ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur në 2016-ën në një lokal të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas mediave greke, Aliaj i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços u ndalua paraprakisht për falsifikim teksa mbante identitetin e rremë Aleksan Kreshnik. Ndalimi i tij është bërë natën e ndërrimit të viteve.
Efektivët i vunë re lëvizjet e dyshimta që Aliaj po bënte dhe pas identifikimit dhe verifikimeve u vërtetua se ai mbante identitet fals. Ai ishte dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore. Versus.al








