Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin:
“Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës.
Për këtë arsye gjatë orëve të natës (ora 20:00 - 06:00) është i nevojshëm bllokimi i këtij aksi duke e orientuar trafikun si më poshtë vijon:
-Në datën 08.03.2025 ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore).
- Në datën 09.03.2025 (ora 20:00 - 06:00) do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje.
Njoftimi i plotë:
Njoftim!
Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës.
Për këtë arsye gjatë orëve të natës (ora 20:00 - 06:00) është i nevojshëm bllokimi i këtij aksi duke e orientuar trafikun si më poshtë vijon:
-Në datën 08.03.2025 ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore).
- Në datën 09.03.2025 (ora 20:00 - 06:00) do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./Versus.al







