Seanca paraprake e përcaktuar për t’u mbajtur sot për të vendosur nëse dosja e Erion Veliajt dhe të pandehurve të tij, do të kalonte apo jo për gjykim, është shtyrë për në datën 21 tetor, ora 09:00.
Shkak është bërë bojkoti i ndërmarrë nga avokatët si pasojë e ngjarjes që tronditi vendin më 6 tetor ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të paligjshme në burg. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Përveç Veliajt të pandehur në këtë dosje janë edhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Mes të cilëve janë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka si dhe 5 biznesmenë të cilët përfituan tendera nga bashkia e Tiranës dhe dyshohet se ishin të përfshirë në skemën e ngritur nga Veliaj. Versus.al







