Aldo Shkëmbi, avokati i të arratisurit Altin Ndoci foli për mediat ditën e sotme pasi GJKKO shtyu gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”. Ai tha se kishte shumë kohë që nuk e ka takuar klientin e tij për shkak se Ndoci kishte mirëbesim në mbrojtjen e ofruar prej tij. Ndërsa shtoi se informacionet mbi dosjen Ndoci mund t’i merrte nëpërmjet mediave.
“Ky është gjyq maratonë dhe as nuk ka qenë më përpara e nevojshme të komunikonim me klientin. Klienti ka patur besim në mbrojtjen. Unë personalisht nuk e mbaj mend por SPAK e policia po bëjnë verifikimet mbi largimin e Altin Ndocit. Unë personalisht si mbrojtës ka shumë kohë që nuk e kam takuar duke qenë se gjyqin e kemi patur javë për javë dhe çfarë ndodh në proces bëhet e ditur edhe nëpërmjet mediave”- u shpreh avokati. Versus.al


