
Tiranë- Një person është arrestuar nga policia pas zbulimit të një laboratori që përdorej për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme dhe licensave profesionale.
Në pranga ka rënë Abas Tafa, 51 vjeç i cili e ushtronte veprimtarinë kriminale në banesën e tij në Zall Bastar brenda një ambienti të fshehtë. Gjatë kontrolleve u zbuluan diploma të shkollave të mesme, diploma masteri etj.
Vihet re se mes falsifikimeve ishin edhe dokumente të pretenduara si të lëshuara nga Universiteti Politeknik apo ai i Elbasanit. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Versus.al

