AKTUALITET /

Bardhi e akuzoi se u emërua nga krimi, GJKKO kalon për gjykim padinë e ish-kryepolicit të Shkodrës

Mes palëve nuk u arrit pajtim dhe çështja do trajtohet në seancë gjyqësore më datë 6 janar.

Shkruar nga Versus

Bardhi e akuzoi se u emërua nga krimi, GJKKO kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme ka kaluar në seancë gjyqësore çështjen me palë Gazment Bardhin dhe ish-drejtorin e Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.

Kjo pasi mes këtyre të fundit në seancën e sotme nuk u arrit pajtimi. Ndërkohë më 6 janar do të zhvillohet seanca me praninë edhe të një prokurori të posaçëm nga SPAK. Procesi nisi pas një deklarate të Bardhit në Kuvend për të cilën Sulaj e paditi në Gjykatë për “shpifje”.

Gjatë një seance plenare në Kuvend dhe interpelancës së kërkuar me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike, Bardhi lexoi disa mesazhe të cilat sipas tij janë bërë mes grupeve kriminale në aplikacionin "Sky Ecc" për të ndikuar në emërimin e Edmond Sulajt në krye të drejtorisë së policisë Shkodër.

Kjo solli reagimin e Sulajt i cili tha se ai ishte emëruar në detyrë një vit më herët sesa periudha kur janë zhvilluar bisedat që lexoi Bardhi dhe paditi këtë të fundit për shpifje dhe dëmtim të imazhit publik. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: