AKTUALITET /

Bashkëpunëtorja e Xoxës u kthye në të penduar, gazetarja për Veliajn: Ka 97 dëshmi të tjera, janë blinduar akuzat

Lala tha se ndodh për herë të parë që kundrejt një politikani me pushtet kaq të madh sa Veliaj, të ketë "të penduar të drejtësisë".

Shkruar nga Versus

Bashkëpunëtorja e Xoxës u kthye në të penduar,

Adela Kondakçiu, e cila rezulton të ketë qenë edhe “truri financiar” i kompanive të Ajola Xoxës, është kthyer në bashkëpunëtore të drejtësisë për të zbardhur rastet korruptive për të cilat akuzohet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Lidhur me Kondakçiun, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se statusi i “bashkëpunëtorit të drejtësisë” i është dhënë për shkak se dëshmia e saj ka përkuar me prova të tjera që blindojnë akuzat kundejt Veliajt.

“Statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk i jepet çdokujt,” – u shpreh Lala. – “Dëshmia e saj lidhet drejtpërdrejt me çështjen dhe është kryqëzuar me prova të tjera që e bëjnë akuzën të fortë dhe të blinduar.”

Ajo tha se SPAK ka në duar një dosje shumë voluminoze ku përfshihen fatura dhe kontrata të ndryshme, 97 dëshmi të tjera, blerje online, zbërthime të telefonave të sekuestruar. Sipas Lalës, Kondakçiu pritet të ketë ndikim edhe në disa dosje të tjera hetimore që po hetohen nga SPAK.

“Për herë të parë, nuk kemi të bëjmë vetëm me disa të pandehur, por me një hetim që përfshin mbi 30 persona, shoqëri financiare, OJF dhe ish-deputeten Klotilda Bushka. Për herë të parë ndodh që në dosjen ndaj një politikani të rëndësishëm sic është Veliaj, që u arrestua në zyrën e tij të punës, SPAK e arrestoi, fakti që ka një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe bëhet fjalë për një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ajola Xoxes.

Sepse SPAK kishte fatura, kontrata, 97 dëshmi të tjera, fatura të blerjeve online, zbërthime të telefonave të sekuestruara. Fakti që kemi një bashkëpunëtore të drejtësisë, është pikë kthese sa i takon si do funksionojë SPAK. Kjo zonjë është konsideruar truri financiar i kompanive të Ajola Xoxes por jo vetëm që ajo ka punuar si financiere, mund të ketë të dhëna të rëndësishme për dosje të tjera që janë në SPAK”- shtoi Lala. Versus.al

Poll