AKTUALITET /

Si nisi sherri i djemve të Selimllarit... Ç'ndodhi pasi bënë 'terror' në lokal në ish-Bllok të dehur

Deni dhe Kejni Selimllari, dy djemtë e ish-misit së njohur, u arrestuan nga policia pas një nate të dhunshme në një lokal nate në Tiranë. Në gjendje të dehur, ata goditën një efektiv policie dhe shkaktuan dëme në komisariat.

Shkruar nga Versus

Si nisi sherri i djemve të Selimllarit... Ç'ndodhi pasi

Deni dhe Kejni Selimllari, djemtë e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një incidenti të dhunshëm që ndodhi në zonën e njohur të Bllokut në kryeqytet. Detajet të reja kanë dalë në dritë, pak orë pas arrestimit të dy të rinjve. 

Sipas burimeve pranë hetimit, ngjarja ndodhi në një nga lokalet e natës më të frekuentuara të zonës, ku dy vëllezërit, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, ndodheshin në gjendje të dehur dhe kishin filluar të bërtisnin, duke krijuar rrëmujë e shqetësim për klientët dhe stafin e lokalit.

Kamarierët e truprojat janë detyruar t’i nxjerrin jashtë për shkak të sjelljes agresive, por situata ka degjeneruar edhe më tej. Djemtë kanë vijuar me zhurma, ofendime dhe britma në rrugë, duke tërhequr vëmendjen e një efektivi policie që patrullonte në zonë.

Përpjekjet e efektivit për të qetësuar të rinjtë kanë përfunduar me dhunë fizike ndaj tij. Sipas burimeve zyrtare, Deni dhe Kejni e kanë ofenduar dhe goditur me grushte policin, i cili është detyruar të kërkojë ndërhyrjen e forcave të Komisariatit Nr. 2.

Të rinjtë janë shoqëruar në komisariat, por edhe aty sjellja e tyre ka vijuar të jetë jashtë kontrollit. Ata kanë thyer një kamerë sigurie, kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kërcënuar punonjësit e policisë.

Burime nga uniformat blu konfirmojnë se ndaj dy vëllezërve Selimllari pritet të ngrihen disa akuza penale, përfshirë: kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone publike dhe kanosje të punonjësve të rendit.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa djemtë ndodhen në gjendje arresti dhe pritet të dalin për masë sigurie përpara Gjykatës së Tiranës në ditët në vijim.

Poll