AKTUALITET /

“Më rrethuan shtëpinë si të isha kriminel”, banori në Theth: Nuk na njoftuan për shembjet

Në Theth ka patur përplasje mes banorëve dhe policisë për objektet që ishin përcaktuar për t'u shembur si ndërtime pa leje.

Shkruar nga Versus

“Më rrethuan shtëpinë si të isha kriminel”,

Banorët e Thethit dhe forcat e policisë janë përplasur sërish ditën e sotme pasi fadromat e IKMT u rikthyen në parkun kombëtar për të shembur edhe 35 objekte të ndërtuara pa leje.

Njëri prej tyre foli për mediat ku u shpreh se nuk ishin njoftuar nga autoritetet për prishjen e banesave, ndërsa theksoi se mënyra e rrethimit që i ishte bërë banesës së tij, i kishte traumatizuar pjesëtarët e familjes.

“Nuk kemi patur asnjë lloj njoftimi se po të na kishin njoftuar do ishim më të liruar. Madje më kanë bërë një rrethim të paparë në 5 të mëngjesit që traumatizuan gjithë familjen. Unë fatmirësisht sapo ishte zgjuar kur dola në oborr dhe i pashë që kishin rrethuar shtëpinë sikur… nuk ndenja dot pa folur u thashë sikur të kisha vrarë 30 veta nuk më kishit rrethuar kështu. U thashë hajde pimë kafe e më pas vazhdoni meqë keni ardhur për këtë punë. Nuk na lanë të nxirrnim asnjë material jashtë. Por meqë këto shembje janë në të mirë të shtetit atëherë ta çojë deri në fund. Vlera e investimit ishte diku tek 300 mijë euro. Luftë me shtetin nuk bëjmë dot”- u shpreh qytetari.

Ky është aksioni i dytë i IKMT në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje. Versus.al

Poll