Autoritetet kanë shembur sot një ndërtesë trekatëshe të ndërtuar pa leje në zonën e Thethit, në kuadër të operacionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.
Shembja u realizua përmes përdorimit të tritolit dhe sipas autoriteteve, kjo metodë përdoret vetëm në raste kur nuk ka asnjë mundësi ligjore për legalizim të pronës.
Operacioni është pjesë e nismës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se objektivi është çlirimi i hapësirave publike në të gjithë territorin e vendit nga ndërtimet pa leje, veçanërisht në zonat me rëndësi natyrore dhe turistike.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme ka nisur që në muajin korrik dhe është shtrirë në disa bashki të vendit. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë dhe çdo objekt që shkel ligjin do të përballet me masa të menjëhershme. Në video dëgjohen dhe mallkimet e banorëve të zonës, të cilët janë prekur nga shëmbjet e banesave dhe objekjteve të ndërturara prej tyre.







