
Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur para nga dy kisha në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin P. Dh., banues në fshatin Gjat.
“Specialistët për hetimin e krimeve shpallën në kërkim shtetasin P. Dh., pasi dyshohet se ka vjedhur para në dy kisha”, njoftoi policia, pa dhënë më shumë detaje mbi shumën apo mënyrën si u krye vjedhja.
Ndërsa hetimet vijojnë, komuniteti i zonës është tronditur nga fakti që objektet e kultit, që tradicionalisht janë vend paqeje dhe besimi, janë kthyer në shënjestër për grabitje. Versus.al







