AKTUALITET /

Bilanci i një jave/ Policia bllokon 30 mjete lundruese dhe shpëton 13 persona

Disa prej drejtuesve të mjeteve u gjobitën me 100 mijë lekë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Shkruar nga Versus

Bilanci i një jave/ Policia bllokon 30 mjete lundruese dhe shpëton 13

Policia detare ka bërë bilancin e një jave përsa i takon sigurisë në plazhe duke njoftuar se ka bllokuar 30 mjete lundruese për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe për mungesë dokumentacionesh.

Në total janë kontrolluar 431 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Nga Ksamili në Velipojë policia ka ndërhyrë në 7 raste të ndryshme për t’u ardhur në ndihmë 13 personave, shqiptarë dhe të huaj të cilët ndodheshin në rrezik. Versus.al

Poll