AKTUALITET /

Biznesmen dhe ish-kandidat për deputet/ Tentoi të dëmtonte konkurentin, kush është i arrestuari për shpërthimin në Sarandë

Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.

Shkruar nga B.SH
Biznesmen dhe ish-kandidat për deputet/ Tentoi të dëmtonte
Erdion Muho

Ditën e sotme pas një hetimi të thelluar nga Policia dhe Prokuroria e Sarandës u vendos në pranga Erdion Muho, pronar i linjës së anijeve turistike dhe të pasagjerëve "Erdano Tours" pasi së bashku me biznesmenin sarandiot 52 vjeçar Armand Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi në anijet e linjës "Finikas Lines", në pronësi të biznesmenit Andrea Qirjako për arsye konkurence.


Të dyja këto kompani si "Erdano Tours" dhe "Finikas Lines" operojnë në linjën e turizmit duke dërguar turisë dhe pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas, me anijet e tyre.

Në mbrëmjen e 24 qershorit 2024 sipas policisë me ndihmën e mikut Muho Nelaj, Armand Nelaj ngarkoi lëndën eksplozive në një varkë të vogël dhe u nis drejt anijes ‘Finikas Lines’.

Por, plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli ka shpërthyer gjatë tentativës për ta transportuar e vënë në anije, duke i marrë jetën fatkeqësisht biznesmenit Nelaj.

Ai u gjet nga turistë të huaj në mes të detit me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë.

Fillimisht u dyshua të ketë shpërthyer bombola e oksigjenit, por rezultatet e analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore konfirmuan pak kohë më parë se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol.

Erdion Muho, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli./ Versus.al

Biznesmen dhe ish-kandidat për deputet/ Tentoi të dëmtonte
Armand Nelaj
Biznesmen dhe ish-kandidat për deputet/ Tentoi të dëmtonte
Erdion Muho
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: