
Lezhë- Policia e Mirditës ka arrestuar Ladi Ndojën, burrin e kandidates për deputete të PD, Elda Hoti për pengimin e qarkullimit të automjeteve.
45 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër mbështetës të PD bllokuan mbrëmë makinën e drejtorit të Arsimit në Lezhë Renuar Kola me pretendimin se po blinin vota për PS-në.
Gjithashtu është arrestuar edhe 25 vjeçari Amarildo Jushi. Ndaj të dyve rëndojnë akuzat për tre vepra penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Gjatë kontrollit në makinë, policia ka gjetur lista zgjedhësish.
Kjo është e disata herë që ndodhin ngjarje të tilla në qarqe të ndryshme, grupe të PD-së që ndalojnë makinat e zyrtarëve të caktuar të cilët udhëtojnë natën në zona të ndryshme. Versus.al







