AKTUALITET /

Bllokuan Tiranën për tre orë, dy të arrestuar dhe 83 persona nën hetim! Mes tyre 16 deputetë

Shkruar nga Versus

Bllokuan Tiranën për tre orë, dy të arrestuar dhe 83 persona

Tiranë- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj personave të cilët morën pjesë në bllokimin e 5 pikave kryesore të qarkullimit në kryeqytet, në kuadër të mosbindjes civile të PD.

Mësohet se janë arrestuar 2 persona, ndërsa ka nisur hetimi ndaj 83 të tjerëve. Mes personave që po hetohen janë edhe 16 deputetë. Ligjvënësit u përplasën me disa prej efektivëve të policisë, mes tyre konkretisht Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. 

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 26.11.2024, në disa akse rrugore në Tiranë, ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.

U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik" dhe "Dëmtime të tjera me dashje". Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip "Benz", duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme".

U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", dhe G. B., Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., Isuf Çela, Andia Ulliri, Gazment Bardhi, L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Mosbindja civile pritet të vijojë edhe me veprime të tjera në vazhdim tashmë që lideri demokrat Sali Berisha u lirua nga arresti shtëpiak ku po qëndronte që prej 30 dhjetorit 2023. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: