AKTUALITET /

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e naftës dhe benzinës, hyjnë në fuqi nga ora 15:00

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e naftës dhe

Bordi i Transparencës u mblodh sot për të ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në varësi të zhvillimeve në bursën ndërkombëtare. Sipas vendimit të fundit të bordit, nafta do të shitet me 215 lekë për litër, ndërsa benzina me 178 lekë për litër.

Krahasuar me çmimet e kaluara, është shënuar sërish rritje, konkretisht nafta me 6 lekë për litër dhe benzina me 3 lekë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 15:00 e ditës së sotme. Versus.al

Poll