AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nga sot nafta do të shitet 5 lekë më lirë

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 13:30 e ditës së sotme.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nga sot

Bordi i Transparencës është mbledhur sot për të ndryshuar sërish çmimin e tregtimit të hidrokarbureve në vend. Duke nisur nga ora 13:30 e ditës së sotme, nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, 5 lekë më lirë se çmimi i kaluar.

Ndërsa çmimi i benzinës është caktuar 179 lekë/litër, 3 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Versus.al

Poll