Pas më shumë se një ore që prej nisjes, ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kreu i SPAK, Klodian Braho me prokurorët e tjerë të posaçëm. Braho u ka prezantuar edhe vendimet e firmosura javën e kaluar ku caktoi shefat e tre sektorëve ndërsa u kërkoi 19 prokurorëve që të shfaqin efikasitet dhe rezultate për hetimet mbi dosjet e mbartura.
Gjithashtu një tjetër porosi e Brahos ishte që prokurorët të angazhohen në dhënien e opinioneve për draftin e kodit të ri penal. Versus.al

