
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, Rruga e Kombit.
Raportohet se një automjet është përplasur fillimisht me një kamion, që drejtohej nga shtetasi Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer, drejtuar nga Vllaznim Gashi.
Fatkeqësisht nga përplasja, ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik të Mirditës, i cili ndodhej në automjet.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit, Vllaznim Gashi për veprime të mëtejshme.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Versus.al makina e viktimës është shkatërruar pothuajse e gjitha dhe ka përfunduar në anë të rrugës. Për të paktën dy orë është krijuar trafik i rënduar në këtë aks rrugor.
