AKTUALITET /

Dalin pamjet, momenti kur zbrazen plumbat ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla

Shkruar nga Versus

Dalin pamjet, momenti kur zbrazen plumbat ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla

Në foton e mësipërme shihet momenti kur qëllohet për vdekje me armë zjarri biznesmeni Edmond Mëhalla pranë karburantit të tij, në lagjen “Emin Matraxhiu”, të qytetit të Elbasanit.

Ky është pikërisht momenti kur autori i krimit zbraz plumbat mbi 43 vjeçarin.

Personi që kryen vrasjen shihet me kapuç në kokë, pistoletë drejtuar nga makina tip Range Rover, e Edmond Mëhallës, ndaj të cilit shkrepën gjashtë plumba, dy nga të cilët e kapën në kokë duke i marr jetën menjëherë në vendngjarje.

Dalin pamjet, momenti kur zbrazen plumbat ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla

Makina e autorëve të vrasjes u gjet e djegur në fshatin Mirakë të Librazhdit, 18 kilometra larg nga vendi i krimit. Policia e shtetit ka siguruar pamjet kur makina nxirret nga Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Autoritetet e shpallën në kërkim Marsel Aranin, banues në Elbasan, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me Armando Kolën, nga Laçi, por rolet e tyre janë përcaktuar ende.

Dy persona u arrestuan, Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arni ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Poll