AKTUALITET /

Dëmi 400 mijë euro, Kurti: Riparuam shpejt dëmet nga sulmi terrorist në Ibër-Lepenc

Shkruar nga Versus

Dëmi 400 mijë euro, Kurti: Riparuam shpejt dëmet nga sulmi

Albin Kurti falënderon institucionet për riparimin e shpejtë në Ibër-Lepenc, gjatë një vizitë që ka bërë në ndërmarrjen po me atë emër. Në fillim të takimit kryeministri ka falënderuar ndërmarrjen.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ‘falë një angazhimi dhe reagimi të shpejtë është arritur që termocentralet të mos ndalen për asnjë minutë’.

Rizvanolli shtoi se qëllimi i sulmit ishte për të shkaktuar një kaos energjitik për një humbje me vlerë 2.5 milion eruro. Por fatmirësisht dëmi ishte më i vogël.

Kurse sa i përket ecurisë së punimeve për sanimin e plotë të kanalit Ibër-Lepencit, Mujka deklaroi se ato do të përfundojnë shumë shpejt.

Nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: