
Babai i Alba Cenkos, 32 vjeçares së vrarë nga bashkëshorti i saj ditë më parë në afërsi të Athinës, i revoltuar ka treguar se si dhëndri i tij Kastriot Cenko i kishte mashtruar.
Ai tregoi se si dhëndri i tij i kishte thënë se vajza e tij ishte larguar nga banesa, ndërsa e kishte pyetur nëse ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes ndërkohë që trupin e saj e kishte fshehur në papafingon e shtëpisë ku ata jetonin.
“Nuk kemi folur me vajzën, na ka mashtruar Kastrioti, burri i vajzës sime. Kam folur me Albën për herë të fundit ditën e premte. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefonin e ka pasur vet.
Na thoshte e ka goca po nuk e hap. Mashtrues. Ai më tha ka ikur vajza dhe më pyeti a ka ardhur tek ty. Po pse çfarë u bë vajza i thashë “pulë, erdhi gjeti një kokërr gruri dhe e hëngri”.
Neve na ka shqetësuar dhe jemi shumë të revoltuar. E kemi lënë në dorë të ambasadës të bëhet çfarë të bëhet. Bëmë denoncimin në ditën e hënë. Fëmijët i kanë çuar te xhaxhai i madh”, u shpreh babai iAlba Cenkon për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24.








