Pas një pretendimi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për dhunën e policisë ndaj një 14 vjeçari, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga drejtoria e policisë së kryeqytetit.
Në njoftim bëhet me dije se më 12 prill, i mituri u shoqërua në komisariat pasi banorët e zonës së Liqenit Artificial kishin shprehur shqetësime duke thënë se kishte shkaktuar shqetësime e panik për ta duke hedhur lëndë piroteknike.
14 vjeçari më pas u procedua në gjendje të lirë. Por duke u bazuar në pretendimet e prindërve të të miturit të cilët thonë se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në komisariat, policia njofton se ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë për 2 inspektorë dhe një nënkomisare, konkretisht:
-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Aktualisht po kryhen hetime për të dalë në përfundimet nëse pretendimet e prindërve të të miturit, janë të vërteta apo jo. Versus.al








