Mënyra sesi 30 vjeçari Elvis Shkambi kreu vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ka ngjallur shumë habi për gjakftohtësinë e momentit teksa priste policët për t’i njoftuar se ai e kishte kryer krimin.
Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar në Neës24 vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja duke treguar se siguria në gjykata është inekzistente. Ajo madje zbuloi një paralajmërim që Shkambi kishte bërë 2 javë më parë gjatë një gjyqi në Shkodër.
“Do marr mitrolozin dhe do t’i fshij të gjithë, kështu është shprehur Shkambi dhe kur e dëgjova sot mendoj se jemi me fat që sot kemi një viktimë”, tha Llabani.
Ndër të tjera tha se nga bisedat me gjyqtarët dhe prokurorët kishte kuptuar se të gjithë janë të frikësuar dhe pretendojnë se duhet të jenë më të mbrojtur. Versus.al







