AKTUALITET /

Do shpërthente tragetin e konkurrentit/ Gjykata lë në në burg Erdion Muhon, zbardhet dëshmia e biznesmenit

Seanca në ngarkim të biznesmenti u zhvillua në spitalin e Sarandës ku Muho mbahet i izoluar prej ndalimit të tij mbrëmjen e 28 korrikut, për shkak të problemeve shëndetësore. Muho ka mohuar akzuat e ngritura ndaj tij gjatë gjithë seancës

Shkruar nga B.SH
Do shpërthente tragetin e konkurrentit/ Gjykata lë në në
Erdion Muho

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për biznesmenin Erdion Muho.

Muho akuzohet për veprën penale ‘shkatërrim prone me eksploziv’ në bashkëpunim të mbetur në tentativë.

Seanca në ngarkim të biznesmenti u zhvillua në spitalin e Sarandës ku Muho mbahet i izoluar prej ndalimit të tij mbrëmjen e 28 korrikut, për shkak të problemeve shëndetësore

Muho ka mohuar akzuat e ngritura ndaj tij gjatë gjithë seancës duke u shprehur:

Nuk kam lidhje fare me ngjarjen. Madje atë natë kam qenë në Korfuz. Nuk jam fajtor për çfarë ka ndodhur. Me Armand Nelajn, si sarandiot i vjetër unë dhe ai, njihemi, por deri kaq, jo më shumë aq më tepër të kem bashkëpunuar me të. Asnjëherë nuk kam diskutuar me të për një veprim të tillë. Pra nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe motivet që  dyshon Prokuroria.

Erdion Muho pronar i linjës së anijeve turistik dhe të pasagjerëve ‘Erdano Tours’  u arrestua dy  ditë më parë pasi së bashku me biznesmenin sarandiot 52 vjeçar Armand Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi në anijet e linjës "Finikas Lines", në pronësi të biznesmenit Andrea Qirjako për arsye konkurence.

Në mbrëmjen e 24 qershorit 2024 sipas policisë me ndihmën e mikut Muho, Armand Nelaj ngarkoi lëndën eksplozive në një varkë të vogël dhe u nis drejt anijes ‘Finikas Lines’.

Por, plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli ka shpërthyer gjatë tentativës për ta transportuar e vënë në anije, duke i marrë jetën fatkeqësisht biznesmenit Nelaj.

Ai u gjet nga turistë të huaj në mes të detit me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë.

Fillimisht u dyshua të ketë shpërthyer bombola e oksigjenit, por rezultatet e analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore konfirmuan pak kohë më parë se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: